PSG dëshiron mesfushorin e Juventusit, nuk është Pjanic

Drejtuesit e Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin gjerman Sami Khedira, por Juventusi pret që ai të nënshkruajë një kontratë të re. Marrëveshja aktuale e gjermanit skadon në fund të sezonit, dhe me ardhjen e Emre Can ai mund të ketë më pak hapësirë këtë sezon te “Zonja e Vjetër”. Sipas “Tuttosport”, Paris SG bëri një tentativë për të nënshkruar me mesfushorin, me merkaton që është e hapur deri më 31 gusht në Francë. Ata e shohin atë si një zëvendësues ideal afatshkurtër për francezin Adrien Rabiot, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm dhe që po tërheq interes nga Barcelona. Në fakt për Rabiot edhe Juventusi ka qenë i interesuar, por francezi duket se dëshiron vetëm kalimin në “Camp Nou” dhe mund të transferohet verën e ardhshme me kosto zero.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” e bëri të qartë se Khedira është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re, që pritet të jetë një zgjatje edhe për një vit tjetër. 31-vjeçari është kthyer në një element tepër të rëndësishëm për bardhezinjtë që pas transferimit nga Real Madridi në vitin 2015. Dëshira e tij është trofeu i Champions League, ashtu si çdo lojtarë i Juventusit, por këtë sezon ëndrra e tij mund të bëhet realitet pas afrimit në skuadër të portugezit Cristiano Ronaldo, që e ka fituar i vetëm pesë herë trofeun më prestigjoz në Evropë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.