PSG dështoi për të transferuar Joao Marion

01 Shkurt 2019

Paris Saint-Germain thuhet se dështoi në fund për të transferuar mesfushorin e Interit, Joao Mario.

Sipas mediumit francez L’Equipe, PSG trokiti në dyert e Interit për shërbimet e Joao Marios në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Por, klubi francez nuk mori përgjigje pozitive nga Nerazzurrët, të cilët vendosën ta mbajnë portugezin.

Lexo po ashtu: PSG ofron 45 milionë euro për Willianin

Gazeta shton se pavarësisht nga deklaratat e Interit që askush nuk do të largohej, ofertat e bëra nga gjigantët francezë ishin të pamjaftueshme.

Joao Mario (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas një raporti të mëparshëm të Paris United, PSG iu ofrua portugezit nga agjenti i tij Kia Joorabchian.

Megjithatë, 27-vjeçari ishte pjesë e formacionit titullar të Interit në humbjen e çerekfinales së Kupës së Kupës ndaj Lazios të enjten.

Lexo po ashtu: Zyrtare: PSG nënshkruan me Paredesin nga Zeniti

PSG ka nënshkruar me një mesfushor të ri, ish-lojtarin e Romës, Leandro Paredes, por drejtuesit donin dy mesfushorë.

L’Equipe shkruan se dështimi i tyre për të sjellë mesfushorin e dytë ka ‘prishur’ marrëdhënien midis trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtorit sportiv Antero Henrique. /Telegrafi/

www.telegrafi.com