PSG dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Bakayokon

23 Gusht 2019

Tiemoue Bakayoko do të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.

Mesfushori francez do të rikthehet në Ligue 1 pas aventurave me Chelsean dhe Milanin.

Skuadra e re e Bakayokos pritet të jetë kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

L’Equipe ka raportuar se parisienët janë duke përgatitur transferimin e Bakayokos javën e ardhshme.

25-vjeçari ka preferuar transferimin në Par de Princes para se të rikthehej te ish-skuadra e tij Monaco.

Tiemoue Bakayoko. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

PSG është pajtuar të paguaj 20 milionë euro si dhe pesë milionë të tjera në formë bonusesh për Bakayokon.

Dëshira e lojtarit ishte të qëndronte te Chelsea, por trajneri Frank Lampard nuk ka llogaritur në të.

Interesim për lojtarin kishin shfaqur edhe skuadra tjera si Newcastle United, Everton, Olympique Marseille e Galatasaray, por dëshira e tij ishte që t’i bashkohej PSG-së. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan