PSG do të tentojë transferimin e Emre Canit në janar

31 Tetor 2019

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka përfunduar në radarin e klubit francez, Paris Saint-Germain.

Can u la jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjet në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit dhe ka pranuar se nuk është i lumtur në Torino.

Ai ka bërë vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon, me tre paraqitje të tjera si zëvendësues në emrin e tij.

Lexo po ashtu: Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi

Paraqitjet e pakta dhe situata e krijuar këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediumit Le10Sports, Paris Saint-Germain është i interesuar të nënshkruajë në janar me mesfushorin e Juventusit.

Përveç PSG-së, interesim për transferimin e gjermanit kanë shprehur edhe klubet spanjolle dhe angleze. /Telegrafi/

www.telegrafi.com