PSG do të tentojë transferimin e Firminos

15 Maj 2019

Paris Saint-Germaini është duke u angazhuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino – raporton BBC.

Redsat nuk planifikojnë ta shesin asnjërin prej lojtarëve kryesorë gjatë verës që vjen, mirëpo kampioni francez është duke përgatitur ofertë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Roberto Firmino

Pritet të jetë një verë e qetë për trajnerin Jurgen Klopp, i cili do të përqendrohet që të bëjë një ose dy shtesa gjatë afatit kalimtar.

Kujtojmë që Liverpooli dështoi ta fitonte titullin e Ligës Premier duke mbetur vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.

Redsat kanë një mundësi të artë që ta fitojnë titullin kryesor evropian, Ligën e Kampionëve, nëse e mposhtin Tottenham Hotspurin në finalen e 1 qershorit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com