PSG do t'i largojë nëntë futbollistë: Nga Draxler e Meunier te Cavani

14 Maj 2019

Paris Saint-Germain ka arritur edhe këtë vit të mbrojë titullin e kampionit në ligën elitare franceze.

Parisienët ka dështuar që të kenë ndonjë sukses në garat ndërkombëtare duke përfshirë Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që mediat e Francës të shkruajnë për ndryshime të mëdha që do të pasojnë në klubin që e financojnë sheikët arab.

Tuchel and Henrique agree on who should be leaving PSG except for Draxler, the players on the market are Meunier, Nkunku, Cavani, Choupo Moting, Nsoki, Kurzawa, Diaby and Kimpembe who will be sold if interesting offers are made for them. interest in Lozano as Draxler replacement

— TheRenderNHL (@TheRenderNHL) May 13, 2019

Në fakt, trajneri Thomas Tuchel ka marrë besimin e zyrtarëve të klubit edhe për një vit, por të njëjtën gjë nuk e kanë edhe disa prej lojtarëve.

I pari në listën e largimit është mesfushori Julian Draxler, i cili do të pasohet me Meunier, Nkunku, Cavani, Chupo-Moting, Nsoki, Kurzawa, Diaby dhe Kimpembe.

Të gjithë këta lojtarë rezultojnë se nuk kanë përmbushur pritshmëritë e stafit teknik të ekipit dhe se nuk kanë vend për sezonin e ri.

Ndryshe, PSG tashmë thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Manchester Unitedit, Andre Herrera. /Telegrafi/

www.telegrafi.com