PSG e do Dybalan si zëvendësues të Neymarit

20 Korrik 2019

Paris Saint-Germain e ka identifikuar Paulo Dybalan si sulmuesin që duan ta zëvendësojë Neymarin nëse braziliani largohet nga klubi.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një largim nga PSG dhe një rikthim në Spanjë te Barcelona.

Megjithatë, drejtuesit e klubit parisien nuk duan që braziliani të rikthehet në Camp Nou dhe ia kanë ofruar disa skuadrave shërbimet e tij.

Lexo po ashtu: Juventusi e ka seriozisht për Neymarin, Dybala mund të përdoret për shkëmbim

Sipas mediumit britanik The Mirror, argjentinasi Dybala, i cili vlerësohet 80 milionë euro shihet si zëvendësues i Neymarit.

Dybala mund të bëhet edhe pjesë e një shkëmbimi të mundshëm nëse Neymar vendos të transferohet te Juventusi.

Dybala mund të largohet në verë nga Juventusi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Edhe Dybala mendohet të jetë i hapur për t’u larguar nga Juventusi, pasi ka humbur sezonin e kaluar vendin e titullarit.

Manchester Unitedi është gjithashtu i interesuar në Dybala, ndërsa edhe Interi është lidhur me transferimin e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com