PSG e do Iscon, Balen dhe Kroosin nga Real Madridi

14 Maj 2019

Paris Saint-Germain është duke planifikuar që në afatin kalimtar të kësaj vere t’ bëjë disa transferime, por që për t’i realizuar ato duhet t’i largojë disa lojtarë.

Skuadra franceze është duke rrezikuar që të dënohet nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, andaj në verë do t’i shet disa lojtarë për ta rikthyer bilancin pozitiv financiar.

PSG do ti shet një numër të madh të lojtarëve që nuk janë në planet e tyre, ndërsa është duke tentuar të peshkojë te Real Madridi me tu hapur afati kalimtar në verë.

Isco Alarcon (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Le Parisien bën të ditur se parisienët janë duke tentuar ta transferojnë Toni Kroosin nga madrilenët, që shihet si zëvendësues  i Thiago Mottas që ka kohë që është larguar nga skuadra.

PSG poashtu ka shprehur interesim edhe në transferimin e Isco Alarcon dhe Gareth Bale, por që t’i realizuar këto transferime, në listën e largimeve janë Julian Draxler dhe Edinson Cavani.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Real Madrid është i gatshëm që ta shet uellsianin, pasi nuk është më në planet e Zinedine Zidanes, por që do të ngurrojë t’i shet Iscon dhe Kroosin, nëse nuk vije një ofertë e lartë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com