PSG e do transferimin e Mahrezit në verë

14 Mars 2020

Paris Saint-Germain po shikon mundësitë e transferimit të sulmuesit anësor të Manchester Cityt, Riyad Mahrez, për afatin kalimtar të verës.

City u ndalua muajin e kaluar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme për ‘shkelje serioze’ të rregullave të Fair Play Financiarit.

Ekipi nga Liga Premier ka bërë apel në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, por ata mund të refuzohen dhe shumë lojtarë mund t’ju largohen.

Lexo po ashtu: Man City bëhet gati ta shesë Agueron në verë

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, ylli algjerian, Mahrez, mund të jetë njëri nga yjet që do të largohet këtë verë.

Gjigantët e Ligue 1, PSG janë të prirur për të forcuar radhët e tyre sulmuese me reprezentuesin algjerian.

Mahrez ka bërë 37 paraqitje për Cityn këtë sezon, në të cilin ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 14 asistime. /Telegrafi/

www.telegrafi.com