PSG e kanë seriozisht për talentin Takefusa Kubo, por japonezi dhe Real Madridi nuk duan të dëgjojnë

24 Qershor 2020

Japonezi Takefusa Kubo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, njëra ndër to është PSG.

Sipas burimeve të gazetës spanjolle AS, PSG është e vendosur ta nënshkruajë me mesfushorin sulmues.

Ka qenë ky muaj, ku Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, ka përqendruar vëmendjen e tij për ta mbyllur këtë lëvizje.

Takefusa ‘Take’ Kubo (Foto: Isaac Buj/Getty Images)

Por duket se PSG ka hasur në një mur të vërtetë, si nga lojtari ashtu edhe nga Real Madridi.

Lojtari refuzoi ofertën e PSG-së prej katër milionë euro pagë në vit për t’u transferuar në Paris, ndërsa edhe Real Madrid iu kanë kthyer përgjigje, duke iu thënë se do të kenë durim dhe nuk do ta shesin atë në asnjë kushte.

Japonezi ka një klauzolë të blerjes, prej 250 milion eurosh, ndërsa në La Liga ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan