PSG e kryen punën në pjesën e parë, eliminon Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve

12 Mars 2020

PSG  e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0, ndërsa pjesa e dytë nuk solli më goli, duke ua mundësuar që ta eliminojnë Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve.

Francezët që kishin pësuar humbje me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë, e filluan mirë dhe rrezikuan që në fillim.

Rastin e parë e kishte Edinson Cavani që rrezikoi në minutën e 25-të por nuk arriti të shënojë, pasi portieri Roman Burki, bëri pritje të madhe.

Goli i Neymar (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Por nuk vonoi goli i parë.  Ishte Neymar që shënoi në minutën e 28-të me një goditje me kokë (1-0), pas harkimit nga këndi.

GOAL! Paris 1-0 Dortmund (Neymar 28).
Agg: 2-2#UCL pic.twitter.com/YySNggIlWN

— GOLKOLİK (@golkoliktr) March 11, 2020

Dortmund u mundua të reagojë pas golit të pranuar, por pasimi i Jadon Sanchos, u lexua nga Keylor Navas.

Pamje nga ndeshja (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Kur pritje të mbyllej pjesa e parë erdhi edhe goli i dytë. Ishte Juan Bernat që shënoi për 2-0, pas një pasimi të Sarabias.

Beautiful build-up play from PSG. Bernat puts PSG 2-0 against Dortmund. #PSGBVB #PSGDOR #ChampionsLeague ⚽pic.twitter.com/38m6PXUXSm

— UEFA ©️ (@UEFA____) March 11, 2020

Ky gol e dërgoi PSG-në më të qetë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë pritej të jetë më e zjarrtë, por nuk ndodhi ashtu.

Rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte PSG, kur Angel Di Maria rrezikon nga goditja e dënimit në minutën e 54-të.

Pemja nga ndeshja (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Krejt çka vlen në fund është një karton i kuq i Emre Can, në kohën shtesë, kur e shtyu Neymarin, duke e rrëzuar.

Deri në fund nuk kishte gola dhe PSG me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 kalon në çerekfinale. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan