PSG e nxjerr në shitje Draxlerin, gjashtë skuadra duan transferimin e tij

04 Maj 2020

Julian Draxler është futur në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain.

Kësisoj kamioni i ri francez ka vendosur që ta nxjerr në shitje atë, për të fituar nga largimi i gjermanit.

Draxler këtë edicion nuk ka pasur hapësira nën urdhrat e trajneri Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

PSG e ka nxjerr në shitje tani lojtarin dhe i ka caktuar edhe çmimin e largimin.

Kampionët e Francës po duan të fitojnë 20 milionë euro nga shitja e reprezentuesit gjerman.

Ofertat për lojtarin nuk janë duke munguar pasi ai kërkohet nga gjashtë skuadra të ndryshme, dy në Serie A, dy në Bundesliga, një në Ligën Premier dhe një tjetër në Ligue 1.

Roma dhe Milan janë interesuar për gjermanin në Serie A, ndërsa Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin e duan në Bundesliga.

Arsenal dhe Olympique Marseille janë dy skuadrat tjera që kanë shfaqur interesim për gjermanin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com