PSG e ofron Neymarin te Unitedi, Reali dhe Juve

06 Gusht 2019

Paris Saint-Germian duket se është i gatshëm që ta heq dorë nga shërbimet e Neymarit qysh në këtë afat kalimtar.

Skuadra franceze e transferoi brazilianin në vitin 2017 nga Barcelona për shifrën rekorde 222 milionë euro, por në këtë verë janë të gatshëm të heqin dorë nga ai.

Sipas L’Equipes, kampioni i Ligue 1 Ă«shtĂ« i gatshĂ«m qĂ« ta largojĂ« 27-vjeçarin, pas rebelimit tĂ« tij qĂ« bĂ«ri qysh nga starti i KupĂ«s sĂ« AmerikĂ«s.

Neymar (Foto: Getty Images/Guliver)

Mediumi francez më tej bën të ditur se PSG-ja i ka ofruar brazilianin, Manchester Unitedit, Juventusit dhe Real Madridit.

Lexo po ashtu: PSG ia ofron Manchester Unitedit në huazim Neymarin, por anglezët e refuzojnë

Parisienët nuk e duan më Neymarin në Parkun e Princave, derisa në garë për të është edhe Barcelona.

Skuadra franceze thuhet se tre gjigantëve evropiane u ka ofruar shërbimet e brazilianit në formë huazimit, por në fund të sezonit 2019/20 do të jenë të detyruar që ta blejnë kartonin e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com