PSG është gati për blerjen përfundimtare të Icardit

13 Nëntor 2019

Paris Saint-Germain është bindur nga cilësitë e Mauro Icardit dhe dëshiron ta blejë përfundimisht atë nga Interi.

Sulmuesi argjentinas u huazua në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës tek klubi francez pas shumë mospajtimeve me Interin.

Marrëveshja e huazimit të Icardit te PSG ka edhe të drejtën e blerjes, të cilën duan ta shfrytëzojnë tashmë francezët.

Lexo po ashtu: Verratti flet për Icardin: Nëse e merr topin, ai gjithmonë shënon

PSG është bindur nga rendimenti i treguar nga Icardi, i cili ka shënuar nëntë gola nga dhjetë ndeshje, ku katër vijnë nga Liga e Kampionëve.

Mauro Icardi (Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Sipas mediumit italian FC Inter News, PSG dëshiron ta bëjë të përhershëm nënshkrimin e Icardit nga Interi.

Për të përfunduar një marrëveshje për argjentinasin, ata do të duhet të paguajnë 65 apo 70 milionë euro, ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një kontratë pesë-vjeçare me pagë bazë prej 12 milionë eurosh në vit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan