PSG është gati të provojë përsëri për Willianin

05 Prill 2019

Paris Saint-Germian është gati të provojë përsëri për mesfushorin-sulmues të Chelseat, Willian.

Burime të mediave franceze raportojnë se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Kheliafi po planifikon një lëvizje verore për reprezentuesin e Brazilit.

Megjithatë, PSG do të përballet me konkurrencë të fortë nga Kina, me Willianin, të cilit marrëveshja e aktuale shkon deri në vitin 2020.

Lexo po ashtu: PSG ofron 45 milionë euro për Willianin

“Kam një vit të mbetur, por sigurisht që dua të luaj për këtë klub”.

Willian (Getty Images/Guliver)

“Nuk e di nëse ata më duan mua, por sigurisht unë dua të vazhdoj këtu”, ka thënë Willian para disa ditësh.

Për lojtarin interesim ka shprehur disa herë edhe Barcelona, por ofertat e tyre janë refuzuar nga Blutë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com