PSG fiton garën për Pepen, mposhtë konkurrencën e Interit dhe Bayernit

30 Qershor 2019

Nicolas Pepe është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi afrikan ka shkëlqyer me fanellën e Lille-s në kampionatin francez.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 38 ndeshje këtë edicion për Lille.

Kjo ka bërë që skuadra të mëdha si Inter, Bayern Munich, Liverpool, Atletico Madrid e PSG ta kërkojnë lojtarin.

Por duket se garën për t’i fituar shërbimet e Pepes e ka fituar pikërisht kampioni francez Paris Saint Germain.

PSG është pajtuar që të paguajë 80 milionë euro te Lille për t’i fituar shërbimet e Pepes.

Marrëveshja mes dy skuadrave është arritur ndërsa për tu zyrtarizuar pritet fillimisht largimi i Neymar në drejtim të Barcelonës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com