PSG fiton ndaj Bordeaux, por i lëndohet Cavani

09 Shkurt 2019
PSG fiton ndaj Bordeaux, por i lëndohet Cavani

Paris Saint Germaini i është kthyer fitores në Ligue 1 pas humbjes nga Lyoni.  Skuadra nga Park i Princave arriti fitore ndaj Bordeaux më rezultat 1-0.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë edhe pse në këtë ndeshje pushuan disa nga lojtarët kryesorë.

Rastin e parë për gol e kishte Thiago Silva (10), pastaj Edinson Cavani (21′) dhe Maxim Choupo-Moting (23′).

👀 @ECavaniOfficial pic.twitter.com/qXcMc9UJ75

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 9, 2019

Goli i vetëm në takim u shënua nga Cavani (42′), i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.

Sulmuesi uruguaian nuk e filloi pjesën e dytë për shkak të lëndimit dhe kështu paraqitja e tij ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve është në dyshim.

Un succès acquis dans la douleur… #PSGFCGB

🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/jx0aAkeUBT

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 9, 2019

Në vazhdim mysafirët rrezikuan me anë të Francois Kamano, por rrjeta e Gianluigi Buffonit nuk u prek.

Pas kësaj ndeshje PSG vazhdon në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Bordeaux në vendin e 12-të me 28 pikë. Në xhiron e ardhshme skuadra nga Parisi luan kundër Saint Etienne, kurse Bordeaux do të luajë me Toulouse. /Telegrafi/

1-0 #Cavani sur Penalty #PSGFCGB pic.twitter.com/fF4xcpbYUX

— Jetlu2002 (@jetlu2002isback) February 9, 2019

www.telegrafi.com