PSG fiton në shtëpi, e ka të lehtë ndaj Angers (video)

Në “Parc de Princes”, PSG-ja vazhdon marshimin triumfues duke mundur me rezultatin 3-1 Angers. Parisienët kaluan në avantazh pas 12 minutash me anë të Edinson Cavani-t, i cili e ktheu në gol rastin e parë të mirë me një të djathtë të fortë. Dy minuta më pas, shtylla i mohoi uruguaianit golin e dytë.

Pasi la pas rrezikun, Angers shtyu përpara dhe u zhvendos në gjysmëfushën e vendasve. Ky presion detyroi blerjen e re Kehrer të bënte faull ndaj Tait brenda zonës. Penallti e cila u kthye në gol nga Mangani

Barazimi u dha edhe më shumë kurajë miqve të cilët vazhduan me aksionet e rrezikshme. Ndërkohë që vendasit u përgjigjën me ndonjë aksion individual. Por në të 51’ erdhi kthesa me Mbappe, që mori një pasim të mirë ga Di MAria dhe mposhti gardianin Butelle. Goditjen finale e dha Neymar në të 66’ dhe për Angers ishte e pamundur që të mund të ndryshonte fatin e takimit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan