PSG hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Paris Saint-Germain ka hedhur sytë nga mbrojtësi spanjoll të Bayern Munich, Juan Berant. Sipas asaj që raporton Sky, francezët në pamundësi të arritjes së një marrëveshje me Atletico Madrid për Filipe Luis, shohin te 25-vjeçari spanjoll lojtarin ideal për të mbushur boshllëkun e krahut të majtë.

Sky raporton se negociatat janë në një fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 14 milionë eurove plus bonuset. Problemi i vetëm në këto momente, është paga që do përfitojë 25-vjeçari. Bernat kërkon të përfitojë 5 milionë euro në vit, në mënyrë që të transferohet në Paris, shumë që për momentin francezët refuzojnë ta paguajnë. Lojtari këtë mëngjes ka postuar një fotografi të tij në Instagram gjatë një udhëtimi në avion, por pa dhënë asnjë hollësi tjetër. Kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2019 dhe një rinovim nuk është në plan as nga ana e lojtarit, as e planifikuar nga klubi. Ish-lojtari i Valencias, me Bayern ka zhvilluar 113 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan