PSG hidhet në sulm për yllin italian

Paris Saint-Germain interesohet për të nënshkruar me talentin e Roma-s, Luca Pellegrini.

Sipas “Il Tempo” dhe “Foot Mercato”, PSG nuk janë të bindur nga Layvin Kurzawa dhe Yuri Berchiche dhe janë kthyer te Pellegrini.

Kontrata e 18-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe mësohet se ai nuk është dakord të zgjas bashkëpunimin me verdhekuqtë.

Për më tepër, Pellegrini përfaqësohet nga kushëriri i Mino Raiola, Enzo, i cili do të ishte njoftuar nëse PSG është vërtetë e interesuar.

Megjithatë, “La Gazzetta” dhe “Foot Mercato” shkruajnë se agjenti mund ta përdorë këtë për të negociuar një kontratë më të mirë për klientin e tij për të qëndruar në “Olimpico”.

PSG gjithashtu do të monitorojë aftësinë e tij, duke marrë parasysh se mbrojtësi i kombëtares U-19 të Italisë po shërohet nga dëmtimi i dytë i rëndë në gju.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan