PSG humbet edhe Verrattin për përballjen me Atalantan në Ligën e Kampionëve

05 Gusht 2020

Marco Verratti thuhet se do të jetë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germian ndaj Atalanta në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas një dëmtimi në stërvitje.

Sipas mediumit RMC Sport, italiani pësoi dëmtimin gjatë një ndeshje mes vete të martën pasi u përplas me një lojtar tjetër, i cili thuhet se ishte Eric Choupo-Moting.

Testet sot (e mërkurë) konfirmuan një dëmtim të muskulit, i cili pothuajse me siguri do ta përjashtoj atë nga përballja me Atalantan.

Lexo po ashtu: PSG konfirmon lëndimin e rëndë të Mbappes

Kjo do të ishte një goditje shkatërruese për Paris Saint-Germain, pasi tashmë kanë humbur edhe francezin Kylian Mbappe për shkak të një lëndimi të kyçit.

Marco Verratti is set to miss PSG's Champions League game vs. Atalanta on August 12 through injury after colliding with another player in training yesterday, reports @RMCsport pic.twitter.com/nl9qWVAolg

— B/R Football (@brfootball) August 5, 2020

Verratti ishte votuar si ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e fundit të Coupe de la Ligue kundër Lyonit më 31 korrik.

Përballja e Ligës së Kampionëve me Atalanta hap turneun e ‘Final Eight’ në Lisbonë më 12 gusht. /Telegrafi/

C’est sur le duel avec Choupo Moting que Verratti se blesse regardez mdr : pic.twitter.com/Q6wqhbFnS5

— Youss? (@YssHNL) August 5, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan