PSG hyn në garë për Danny Rose

19 Korrik 2019

Paris Saint Germain është interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Danny Rose.

Mbrojtësi anësor është aktualisht në shitje dhe i është dhënë kohë shtesë për turneun para-sezonal të Spurs në Singapor, kështu që mbrojtësi mund të eksplorojë mundësitë për klubin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik Sky Sports, kampionët francezët kanë biseduar me Tottenhamin për 29-vjeçarin, i cili ka një çmim prej 22 milionë eurosh.

Rose në aksion gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Rose është i hapur për të lënë klubin nga Londra e Veriut, pasi në sezonin e fundit nuk ishte titullar fiks.

“Nuk ka të bëjë me paraqitje të rregullta për ekipin e parë. E njoh moshën time dhe pretendimet e klubit”.

Anglezi gjatë kontrollit të një topi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Do të jem i ulur në stol gjatë javëve të ardhshme dhe do të shohim çfarë ndodh”.

“Sido që të jetë, unë jam i përgatitur për çfarëdo që të ndodhë”, ka thënë Rose.

Edhe klubi gjerman, Schalke, thuhet të jetë i interesuar për Rosen, i cili bëri 36 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa Ryan Sessegnon i Fulhamit po shihet si zëvendësues i tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com