PSG i bashkohet garës për 17-vjeçarin që po magjeps Evropën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Janar 2018 18:39
Ai gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e United, City, Tottenham dhe Real Madridit

Paris SG i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e ri të Fulham, Ryan Sessegnon. Sipas raporteve të fundit nga “Mirror”, drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, e pëlqen shumë mbrojtësin 17-vjeçar.

Ai gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Manchester United, City, Tottenham dhe madje edhe Real Madridit, të cilët e shikojnë si një zëvendësues për brazilianin Marcelo.

Sessegnon që konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në Angli, do të kushtojë rreth 34 milionë euro.

Trajneri serb kohët e fundit deklaroi se 17-vjeçari do të bënte gabim nëse largohej pasi po aktivizohet rregullisht, diçka që nuk mund t'i garantohet nëse shkon në një klub të madh.

"Unë besoj se ai është një njeri i zgjuar, besoj se njerëzit rreth tij janë mjaft të mençur, ka luajtur më shumë se 50 ndeshje, është 17 vjeç. Unë e di që në verën e kaluar ka pasur interes për të, por ai mori vendimin për të qëndruar me ne, një vendim fantastik sipas mendimit tim", tha Slaviša Jokanović.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike