PSG i bashkohet garës për Hudson-Odoin

21 Shkurt 2019

Pari Saint-Germain është ekipi i fundit që ka shfaqur interesim për talentin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

18-vjeçari ka ngrirë marrëdhënien e tij me Chelsean që nga dorëzimi i një kërkese transferimi për t’u bashkuar me Bayern Munichun muajin e kaluar.

Anglezi ka luajtur vetëm 13 minuta në ndeshjet e Ligës Premier që nga kërkesa për t’u larguar dhe kjo nuk po i pëlqen aspak atij.

Lexo po ashtu: Nga Hazard te David Luiz, Chelsea pritet t'i humb gjatë verës shërbimet e tetë lojtarëve

Kjo mungesë e kohës së lojës ka forcuar dëshirën e Hudson-Odoi për të lënë Stamford Bridge.

Callum Hudson-Odoi (Getty Images)

Kampionët e Ligue 1, PSG thuhet se tani kanë hyrë në garë me Bayernin për nënshkrimin e tij gjatë verës.

Sipas mediumit britanik The Sun, Paris Saint-Germain i është bashkuar ndjekjes për anësorin sulmues të pakënaqur të Chelsea, Hudson-Odoi.

Lexo po ashtu: Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre

Ndryshe, Hudson-Odoi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglez momentalisht dhe drejtuesit e Bluve nuk duan t’i humbin shërbimet e tij.

Për të klubi londinez ka refuzuar oferta nga Bayerni deri në 40 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com