PSG i dëshiron me çdo kusht yjet e Ajaxit, gati oferta për dyshen De Ligt – De Jong

05 Janar 2019

Paris Saint Germain duket se do të vazhdojë të shpenzojë pa kontroll në afatet kalimtare për futbollistë.

Kampionët në fuqi të Francës janë gati për të transferuar dy yjet e Ajaxit, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong.

PSG ka filluar tanimë bisedimet me gjigantin holandez Ajax Amsterdam për dy futbollistët e talentuar.

Frenkie de Jong . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

E përditshmja franceze L’Equipe shkruan se parisienët janë gati të ofrojnë 150 milionë euro për të marrë dy futbollistët holandez.

Ajax është bindur nga oferta e PSG-së, që është më e lartë se ajo e Juventusit për De Ligtin dhe e Barcelonës për De Jong.

Matthijs de Ligt . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Juventus kishte ofruar 50 milionë euro për qendërmbrojtësin, ndërsa Barcelona 75 milionë për mesfushorin qendror.

Tani krejt çfarë i mbetet drejtuesve parisien është t’i bindin lojtarët me kushtet financiare për tu transferuar në kryeqytetin francez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com