PSG i ofron 8 mln euro në sezon, mesfushori kërkon largimin

30 Tetor 2018

Adrien Rabiot edhe njëherë tjetër ka theksuar se dëshiron të largohet nga PSG. Mesfushori francez ka hedhur poshtë një kontratë tjetër nga Paris Saint-Germain, duke refuzuar të nënshkruajë një zgjatje të bashkëpunimit. Në këtë mënyrë ai ka vënë Milanin dhe Juventusin në gatishmëri. Francezi është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe ai mund të negociojë me klubet e tjera që nga janari. Deri tani ai akoma nuk ka rinovuar, ndërsa raportet bëjnë me dije se drejtori sportiv Henrique Antero i bëri një ofertë prej rreth 8 milionë eurosh për sezon, por ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje duke nënkuptuar refuzim.

Rabioti është i prirur të ndryshoj klub gjatë verës, pasi dëshiron të përjetojë një aventurë të re në një kampionat më të fortë. “Zonja e Vjetër” dhe Milani kanë qenë të lidhur me mesfushorin gjatë kohëve të fundit, ndërsa edhe Barcelona ka shfaqur interes. Drejtorin sportiv i bardhezinjve Fabio Paratici, ishte në “Parc des Princes” për të ndjekur ndeshjes mes Paris SG dhe Lyon. Në krahun tjetër drejtori teknik i Milanit, Leonardo, është shumë i njohur për marrdhënien që ka me Rabbit dhe i ka dhënë atij kontratën e tij të parë si profesionist kur kishte pozicion drejtues në klubin e Ligue 1. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.