PSG i ofron Juventusit 130 milionë euro për transferimin e Ronaldos

03 Qershor 2019

Raportohet se Juventusi mund ta humbet Cristiano Ronaldon, pas vetëm një sezoni në klub, por që nuk do të rikthehet te Manchester United.

Sipas mediumit spanjoll ‘Diario Gol’, Paris Saint-Germain është në kontakte me agjentin e yllit portugez, Jorge Mendes, duke i ofruar një kontratë milionëshe.

Në raportim gjithashtu bëhet e ditur se skuadra franceze është duke planifikuar që t’i ofrojë Juventusit 130 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo me Jorge Mendesin, nënën dhe djalin e tij (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kjo është një shumë e çmendur, pasi portugezi tashmë është 34-vjçar, por që kishte një sezon mbresëlënës  te Zonja e Vjetër, duke shënuar 28 gola në të gjitha garat.

Në garë për transferimin e Cristiano Ronaldos është edhe Manchester United, mirëpo portugezi duket se është më i interesuar që të fitojë një kontratë milionëshe.

Lexo po ashtu: Ronaldo nuk është shpallur golashënuesi më i mirë në ligë që nga viti 2015

Mbetet të shihet nëse ish-ylli i Real Madridit do ta pranojë transferimin te PSG-ja, pasi niveli më i ulët i ligës, mund t’i përshtatet atij për shkak të moshës së tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com