PSG i sfidon të gjithë, bën gati 170 mln euro për yllin e Serie A

Paris Saint-Germain pritet të mposhtë Manchester United për Sergej Milinkoviç-Saviç duke ofruar 170 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin.

Mesfushori i Lazio-s është një nga yjet e Serie A dhe klubet janë në radhë për të nënshkruar me atë.

Manchester United është admirues i madh i serbit dhe shpreson ta sjellë atë në “Old Trafford”, ndërsa Barcelona, Juventus, Bayern Munich dhe ekipe të tjera evropiane janë gjithashtu të interesuar për atë.

Por tani, sipas “Corriere dello Sport”, PSG janë gati të fitojnë garën me një ofertë prej 170 milionë eurosh.

Marrëveshja thuhet se është ndërmjetësuar nga super-agjenti Jorge Mendes dhe ka shumë mundësi të realizohet gjatë verës.

Nëse transferimi do të realizohet, Milinkoviç-Saviç do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Serie A.

Megjithatë, Milinkoviç-Saviç ka thënë se është i lumtur në Lazio dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan