PSG ka gati ofertën për James Rodriguez

11 Maj 2019

James Rodriguez nuk do të qëndrojë te Bayern Munichu.

Pas dy stinorëve si i huazuar në Munich, James do të rikthehet në Madrid.

Bayerni nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e lojtarit dhe kësisoj James do të kërkojë një skuadër të re.

Por duket se e ardhmja e mesfushorit kolumbian do të jetë në Ligue 1 te Paris Saint Germain.

James Rodriguez. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)

Mediat franceze kanë raportuar se parisienët kanë gati tanimë një ofertë për transferimin e Rodriguez.

Kampionët e ri të Francës janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për kolumbianin.

Interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United. /Telegrafi/

www.telegrafi.com