PSG kërkon Paquetan nga Milani

30 Qershor 2019

Drejtori i Paris Saint-Germainit, Leonardo po mendon transferimin e yllit të Milanit, Lucas Paqueta, i cili shihet si zëvendësim për Adrien Rabiot që pritet të kalojë te Juventusi.

Leonardo ishte njeriu kryesor në sjelljen e Paquetas në Serie A nga Flamengo në janar me një kosto prej 35 milionë eurosh.

Mesfushori kreativ u ambientua shpejt në Itali, ku përveç ndeshjeve të mira, ai shënoi edhe një gol dhe dy asistime në 17 ndeshje të zhvilluara.

Paqueta ka zhvilluar një gjysmë sezoni të mirë te Milani (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Leonardo do ta përdorë këtë raport dhe njohuritë e tij për problemet financiare të Milanit për të ‘kapur’ Paquetan te klubi i tij i ri, PSG.

Paqueta shihet si zëvendësim ideal për Rabiot, i cili është i gatshëm të bashkohet me Juventusin si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së klubin francez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com