PSG kërkon rikthimin e Aurierit

07 Gusht 2019

Po vazhdojnë përforcimet e klubeve evropiane para fillimit të sezoneve të reja kampionale.

Paris Saint Germain është në bisedime me Tottenham Hotspur për ish-lojtarin e tyre, Serge Aurier.

Klubi francezë ka shfaqur interesimin për 26-vjeçarin, pasi ata kërkojnë ta forcojnë skuadrën e tyre përpara sezonit të ri.

Sipas burimeve të “The Sun” thuhet se menaxheri i Spurs, Mauricio Pochettino do të ishte i lumtur që ta largonte futbollistin, i cili mund të zëvendësohet me një lojtar që mund ta huazojnë nga klubet tjera.

Por do të duhej një shumë e konsiderueshme për t’i bindur anglezët ta shesin një lojtar që u kushtoi atyre 25 milionë euro dy vite më parë.

Aurier ka kaluar dy vite në klubin e Londrës së Veriut duke marrë vendimeve të rëndësishme, ku gjatë karrierës me Spursat, mbrojtësi u paraqit në 25 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi dy gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan