PSG kërkon vazhdim të huazimit ose zbritje të çmimit për Icardin

09 Maj 2020

Paris Saint-Germain do t’i kërkojë Interit të zgjasë huazimin për sulmuesin Mauro Icardi, ose të zvogëlojë mundësinë e blerjes nga 70 milionë në rreth 50 milionë euro.

Reprezentuesi argjentinas e ka zhvilluar një sezon pozitiv në Paris, duke shënuar 20 gola dhe duke siguruar katër asistime në 31 ndeshje garuese.

Ai aktualisht është në huazim me një mundësi blerje 70 milionë euro dhe raportohet se PSG dëshiron të negociojë ndryshime në këtë situatë.

Lexo po ashtu: Interi i ofron Arsenalit shkëmbimin e Icardit me Aubameyangun

Sipas gazetës franceze L’Equipe, ideja është ose të zgjasë huazimin e lojtarit për një sezon tjetër, ose të zvogëlojë mundësinë e blerjes në rreth 50 milionë euro.

Kampionët e Ligue 1 kanë paguar 13 milionë euro për huazimin një-sezonal, kështu që në teori do të paguanin deri në 67 milionë euro nëse do të përsëritej huazimi.

Sidoqoftë, Interi dëshiron të marrë një shumë të parave për 27-vjeçarin, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte.

Juventusi dhe Napoli kanë treguar interes, por raportohet që Interi ka përfshirë një klauzolë që detyron PSG-në të paguajë një dënim shtesë nëse e blen Icardin dhe menjëherë e shesin atë në një skuadër tjetër të Serie A. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com