PSG me mega ofertë për dyshen e Ajaxit, lë pas Barcelonën dhe Real Madridin

03 Janar 2019

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë hasur në konkurrencën e fortë të Paris Saint-Germain, për dyshen Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt.

Dyshja kanë qenë dhe mbesin objektiv i shumë klubeve, ku fillimisht Barcelona ishin vënë pas tyre.

Sipas MARCA, klubi francez kanë bërë një ofertë shumë të madhe në drejtim të lojtarëve, që shihen gjithmonë e më larg Johan Cruyff Arenas.

PSG ka bërë një ofertë që asnjë klub nuk mund të ofrohet. Për De Jong mësohet se janë afruar 80 milionë euro.

Manchester City, Juventus, Real Madridin dhe Barcelona, do të shikojnë mundësinë e përfitimit në muajt në vijim.

Dyshja kanë shfaqur talentin e tyre edhe në Ligën e Kampionëve.

Ajax ka kaluar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com