PSG me plan të ri për transferimin e Paquetas

28 Mars 2020

Lucas Paqueta është objektivi i madh i Paris Saint Germain për afatin kalimtar veror.

Mesfushori brazilian ka hasur në vështirësi këtë edicion te Milani për të qenë një titullar fiks.

Kjo ka bërë që braziliani të mendojë largimin në verë dhe destinacioni i tij duket se do të jetë kryeqyteti francez Parisi.

Kampioni në fuqi i Francës po e kërkon me ngulm Paquetan dhe tanimë ka një plan të ri për transferimin e brazilianit.

Lucas Paqueta. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

L’Equipe ka raportuar se parisienët janë gati t’ia ofrojnë Milanit mesfushorin argjentinas Leandro Paredes si shkëmbim kokë me kokë për Paquetan.

Paredes nuk preferohet shumë nga trajneri Tuchel dhe mund të rikthehet në Serie A pas eksperiencës që kishte në të kaluarën me Romën.

Në anën tjetër edhe Paqueta do të bashkohej me Parisin, klub që po e kërkon me ngulm që një vit radhazi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan