PSG mendon 'çmendurinë', ka gati mbi 100 milionë euro për Zahan si pasues të Neymarit

25 Gusht 2019

Paris Saint-Germain e sheh anglezin e Crystal Palace, Wifried Zaha, si pasues të yllit brazilian, Neymar, i cili pritet të largohet këtë verë.

Neymar ka deklaruar disa herë se dëshiron të largohet këtë verë nga Parc des Princes dhe drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.

Braziliani qenë në qendër të një beteje transferimi midis Real Madridi dhe Barcelonës, por ofertat e gjigantëve spanjollë ende nuk kanë bindur sheikët e PSG-së.

Lexo po ashtu: Beteja e përjetshme Real Madrid-Barcelona edhe në tregun e transferimeve: Histori transferimesh kur dy klubet vihen pas një lojtari

Megjithatë, klubi nga Ligue 1 është pajtuar me largimin e Neymarit dhe e sheh Zahan si një zëvendësim i cili mund të emocionojë tifozët në rast se largohet braziliani.

Si rezultat, PSG e ka dërguar një delegacion në Londër për të parë nëse një marrëveshje mes dy klubeve është e mundur.

Lexo po ashtu: Chelsea projekton transferimin e Zahas për janar

Sipas mediumit The Mirror, sheikët po përgatiten të nisin një ofertë prej 100 milionë funtesh apo 110 milionë euro për Wilfried Zaha nëse Neymar largohet këtë afat kalimtar.

Për sulmuesin anglez interesim kishin shprehur edhe Arsenali dhe Chelsea, por afati kalimtar atje është mbyllur dhe një transferim ka dështuar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan