PSG merr edhe një trofe në Francë, fiton Kupën e Ligës dhe tani janë gati për Ligën e Kampionëve

01 Gusht 2020

Paris Saint Germain ka fituar edhe një trofe në Francë, teksa kanë triumfuar në finalen e Kupës së Ligës së Francës.

Kryeqytetasit francez u përballën në finale me Lyonin, ku fituesi i vendos vetëm pas penalltive pasi 90 minutat e rregullta dhe koha shtesë përfunduan me rezultat të bardhë 0-0.

Ka qenë një finale spektakolare me shumë raste shënimi, por që munguan golat.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka dominuar në 45 minutat e para, duke krijuar raste të miras shënimi me Neymar, Di Maria e Icardi, por pa sukses përballë portierit Lopes.

Edhe në 45 minutat e dytë të ndeshjes ishte një dominim nga parisienët, por edhe Lyon kishte raste të mira që nuk arritën t’i konkretizonin.

Kësisoj 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin e bardhë 0-0.

Dy trajnerët bënë nga pesë zëvendësime, por përkundër kësaj gola gjatë 120 minutave nuk u panë.

Vlen të theksohet se Lyon mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur braziliani Rafael u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 120-të.

Ndeshja shkoi në penallti ku e gjithë barra ra mbi portierët Keylor Navas të PSG-së dhe Anthony Lopes të Lyon.

E në penallti fitore arriti të shënonte PSG me rezultat 6-5, ku penalltinë e Bertrand Traores e priti portieri Kelyor Navas.

Ndërkohë penalltinë vendimtare për parisienët e shënoi sulmuesi spanjoll Pablo Sarabia për t’i dhënë triumfin klubit nga kryeqyteti francez.

Për PSG-në kjo ishte hera e nëntë që e fiton Kupën e Ligës së Francës, teksa këtë kampionat ka fituar edhe Kupën e Francës dhe titullin e kampionit në Ligue 1. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com