PSG mohon interesin për yllin e Spurs, befason me deklaratën

Paris Saint-Germain ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin kampionët e Ligue 1 me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen. Danezi ishte i lidhur me një transferim prej 100 milionë sterlinash në Paris SG, me merkaton evropiane të transferimit që mbyllet më 31 gusht. “Paris SG mohon kategorikisht spekulimit që e lidhin me një transferim të mundshëm të Christian Eriksen”, thuhet në një email të dërguar për AP, duke shtuar se e injorojnë realitetin aktual të tregut të transferimeve. Duket e çuditshme deklarata e PSG, pasi një sezon më parë, shpenzuan plot 222 milionë euro për të nënshkruar me Neymar nga Barcelona.

Merkato e transferimit të Premier League u mbyll më 9 gusht, që do të thotë se klubet në nivelin më të lartë të Anglisë mund të shesin ende në ekipet evropiane para fundit të gushtit, por nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me asnjë lojtar. Eriksen, i cili thuhet se po tërheq gjithashtu interes nga Real Madridi, u bashkua me Spurs nga Ajax për 11.5 mlionë sterlina në vitin 2013. 26-vjeçari ka shënuar 41 gola dhe ka siguruar 43 asiste në 173 paraqitje në Premier League. Kontrata e tij aktuale shkon deri në vitin 2020, pasi ka nënshkruar një zgjatje të re katërvjeçare në vitin 2016. Christian Eriksen është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spurs dhe për klubin është i pashitshëm. Në të kaluarën danezi ka tërhequr interes edhe nga Barcelona.

Paris SG, kishte shfaqur interes për Ivan Rakitic, por ai ka konfirmuar se do të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht se është i lidhur me një lëvizje prej 90 milionë eurosh. Spekulimet mbi të ardhmen e yllit të Kroacisë kanë dominuar shumicën e axhendës së mediave sportive në Spanjë javën e kaluar, me mesfushorin që thuhej se ishte i interesuar për mundësinë e bashkimit me kampionët e Ligue 1. Megjithatë, Rakitic theu heshtjen e tij duke siguruar se do të qëndrojë në Barcelonë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan