PSG mohon përfshirjen në skandalin për trukim dhe kërcënon

13 Tetor 2018

PSG, përmes një deklarate zyrtare, kundërshton me forcë çdo pretendim për përfshirjen e klubit në ndeshjen e dyshuar për trukim kundër Crvena Zvezda, ku një drejtues i lartë i klubit serb kishte vënë bast 5 milionë euro në humbje me 5 gola të skuadrës së tij. Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve. “Jemi të habitur me artikullin e faqes së internetit të L’Equipe që zbuloi këtë të premte se ndeshja mes Paris Saint-Germain kundër Crvena Zvezda luajtur më 3 tetor në Champions League, dyshohet për bastëvenie nga Serbia”, nis komunikata e PSG.

“Klubi kundërshton çdo përfshirje të drejtpërdrejtë ose indirekte në lidhje me këto dyshime dhe gjithashtu përcakton se në asnjë moment Paris Saint-Germain nuk është kërkuar nga nga Zyra Kombëtare e Financës i ngarkuar me hetimet. Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve dhe nuk do të tolerojë asnjë dëmtim të reputacionit apo të udhëheqësve të tij. Në këtë drejtim, klubi rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër të gjithë atyre që dëmtojnë klubin ose zyrtarët e tij. Klubi rikonfirmon angazhimin e plotë ndaj principeve thelbësore të sportit që është dhe do të jetë gjithmonë integriteti i konkurrimit”, mbyllet komunikata. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan