PSG mund ta shesë Neymarin për të mbajtur Mbappen

05 Mars 2020

Paris Saint-Germain mund të heq dorë nga njëri yll i madh i skuadrës dhe ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni aktual i Ligue 1 është i mbushur me yje, por gjithmonë flitet për largimit e ndonjërit nga ta.

Emrat më të përfolur për t’u larguar nga Parc des Princes padyshim se janë dyshja e sulmit Neymar-Mbapppe, të cilët dëshirohen nga klubet e mëdha.

Lexo po ashtu: Hakerët thyejnë faqen zyrtare të Barcelonës, lajmërojnë rikthimin e Neymarit

Megjithatë, PSG tashmë ka vendosur se cilin lojtar ta mbajë dhe cilin ta largojë gjatë afati kalimtar të verës.

Sipas gazetës AS ,PSG është i vendosur ta mbajë Mbappen në klub dhe është i hapur për të shitur çdo lojtar tjetër, përfshirë edhe Neymarin.

Neymar e Mbappe

Gazeta shton se PSG është gati t’i ofrojë Mbappes një nga pagat më fitimprurëse në futboll, në mënyrë që të sigurojë rinovimin e kontratës me ta.

Marrëveshja aktuale e yllit francez skadon në qershor të vitit 2022 me Real Madridin të lidhur fort si destinacioni i tij i ardhshëm i mundshëm. /Telegrafi/

PSG are willing to sell Neymar and any other player at the club in order to keep Mbappe, according to AS 💰✍️ pic.twitter.com/80q5rlf521

— Goal (@goal) March 5, 2020

www.telegrafi.com