PSG nuk dëshiron t'ia vazhdojë kontratën Cavanit, alarmohen skuadrat e mëdha

28 Tetor 2019

Edinson Cavani është duke kaluar sezonin e fundit si futbollist i Paris Saint Germainit. Sulmuesi uruguaian është futur në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës.

Edhe pse palët kishin pas disa bisedime për vazhdimin e kontratës, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Lexo po ashtu: Cavani thuhet se e do kalimin te Atletico Madridi

AS ka raportuar se megjithatë PSG nuk do t’ia rinovojë kontratën sulmuesit të tyre. Kjo për shkak se lojtari ka kërkuar kontratë afatgjate prej tri viteve.

E duket se Cavani në verën e vitit të ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nga Parc de Princes. Kjo gjë i ka alarmuar skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.

Atletico Madrid, Milan, Napoli, Chelsea e Manchester United janë ekipet e mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.

Por nuk përjashtohet mundësia që 32-vjeçari karrierën ta vazhdoj edhe në MLS ku ka shumë klube që e duan. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan