PSG nuk heq dorë nga Bennacer

01 Qershor 2020

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka tĂ«rhequr interesimin e Paris Saint-Germainit – raporton Le 10 Sport.

22-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme dhe pasi të hapet afati kalimtar veror, do të ketë një konkurrencë për nënshkrimin e tij.

Ndërkohë, kampioni francez planifikon të shpenzojë rreth 30 milionë euro për transferimin e futbollistit algjerian.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Milani kërkon një shumë më të lartë për Bennacer, i cili ka kaluar vetëm një sezon në San Siro qëkur u transferua nga Empoli në verën e kaluar.

Lexo po ashtu: Manchester City afër transferimit të Bennacer

Manchester City është një tjetër klub i madh që kërkon shërbimet e mesfushori të Rossonerëve. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com