PSG nuk heq dorë nga Rakitic dhe De Jong

PSG është fiksuar me Barcelonën. Pasi i rrëmbeu Neymarin në verën e 2017-ës, ndërsa tani kërkon të marrë edhe Ivan Rakitic. Sikur të mos mjaftonin lojtarët që i mërr nga “Camp Nou”, gjigantët francezë kërkojnë që të ‘rrëmbejnë’ edhe objektivët e merkatos që ka në plan Valverde. Drejtuesit e Paris Saint Germain e kanë pranuar interesin për mesfushorin kroat të blaugranëve, por vetë lojtari nuk pranoi që të transferohej në Ligue 1.

Drejtori i PSG-së, Antero Henrique theksoi se Rakitic do t’i bëntë shumë punë në mesfushë ekipit parisien, së bashku me talentin e Ajax, Frenkie de Jong. Ky i fundit është prej më shumë se një viti në radarin e Barçës, por që ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë me të. 21-vjeçari është në një nga objektivët kryesorë të katalanasve për sezonin e ardhshëm. Ai vetë ka pranuar se dëshira e tij është që të veshë fanellën e Barçës, mirëpo për transferimin e tij do të vendosë natyrisht klubi, në bazë të ofertës që do të paraqesin të dy ekipet. Nëse kampionët e La Liga-s ofrojnë më pak se francezët atëherë, me shumë mundësi lojtari do të kalojë në “Parc des Princes”.

Përveç Rakitic dhe De Jong, në listën e Henriques janë edhe Milinkoviç -Savic (Lazio), N’Golo Kanté (Chelsea) dhe mesfushori i Celta Vigos, Stanislav Lobotka.

Barcelona gjithashtu është në tratativa prej kohësh për të marrë shërbimet e Rabiot. Mesfushori 23-vjeçar ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e katalanasve por drejtuesit e klubit refuzojnë t’a shesin. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.