PSG nuk heq dorë nga transferimi i Theo Hernandezit

14 Maj 2020

Paris Saint-Germain nuk do të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit të majtë të Milanit, Theo Hernandez.  

Sipas gazetĂ«s franceze L’Equipe, Juan Bernat mund tĂ« sakrifikohet nga drejtori sportiv Leonardo, i cili do tĂ« duhet tĂ« paguaj tĂ« paktĂ«n 50 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« rrĂ«mbyer mbrojtĂ«sin francez nga Milani.

Bernat, i cili mbërriti nga Bayern Munich në gusht të vitit 2018, ka kontribuar me pesë asistime në 18 paraqitjet e tij në Ligue 1 këtë sezon dhe ka ndihmuar parisienët të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu: Milani njofton PSG-në për çmimin e Theo Hernandezit

Hernandez është bërë një emër i njohur në Francë dhe gjigantët e Ligue 1 janë të përgatitur për ta sjellë atë në shtëpi, me gjithë çmimin e tij të madh.

22-vjeçari, i cili verën e kaluar u transferua në San Siro nga Real Madrid, nënshkroi një marrëveshje deri në qershor të vitit 2024 me Rossonerët, të cilët paguan 20 milionë euro për shërbimet e tij në korrik të vitit 2019.

Hernandez ka kontribuar me pesë gola dhe tre asistime në 22 ndeshjet e tij në ligë me kuqezinjtë dhe ka qenë një shtyllë kryesore për Milanin këtë sezon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com