PSG nuk i dëshiron Coutinhon e Dembelen, kërkon mbi 222 milionë euro për Neymar

16 Korrik 2019

Barcelona ka bërë ofertë me para dhe ka përfshirë lojtarë në kërkesën për transferimin e Neymarit, mirëpo Paris Saint-Germaini nuk heq dorë nga çmimi i kërkuar.

Kampioni i Ligue 1 dëshiron mbi 222 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe nuk është i interesuar për lojtarët që i kanë ofruar katalunasit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Neymar

AS ka raportuar të martën se Blaugranët kanë ofruar 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen për 27-vjeçarin.

Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarin për më pak se 222 milionë euro, aq sa e kishte blerë në vitin 2017.

Në rast se Barca vazhdon të insistojë për përfshirjen e lojtarëve në marrëveshje, parisienët mund të mendojnë vetëm për ndonjë mbrojtës, pasi tashmë kanë lojtarë të mjaftueshëm në pozitat ku luajnë Coutinho e Dembele (Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel Di Maria e Julian Draxler). /Telegrafi/

www.telegrafi.com