PSG ofron 30 mln euro dhe një lojtar për yllin e Juventusit

Paris Saint-Germain është shumë i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic. Sipas raporteve të mediave në Itali, kampionët e Francës janë gati të ofrojnë 30 milionë euro plus shërbimet e Adrien Rabiot për të nënshkruar me mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”. Mesfushori boshnjak kërkohet nga një numër i madh klubesh në të gjithë Evropën, me Manchester City-n gjithashtu shumë të etur. Trajneri Pep Guardiola kërkon një mesfushor me eksperiencë për të përforcuar mesin e fushës dhe pasi nuk arriti të konkretizonte marrëveshjen me Jorginho, që vendosi të kalonte te Chelsea, tani ka hedhur sytë nga juventini. Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë, pasi sipas “Premium Sport”, Paris SG po peshon një ofertë prej 30 milionë eurosh, e cila gjithashtu do të përfshinte edhe Rabiot në anën tjetër. Bardhezinjtë janë admirues afatgjatë të mesfushorit francez, por besohet se kjo ofertë nuk do t’i bindë ata.

Rabioti është jashtë kontratës më 30 qershor, kështu që Juventusi do të kërkojë më shumë se 30 milionë euro në dorë për të liruar Pjanic, i cili gjithashtu është lidhur edhe me një kalim në “Cmap Nou” te Barcelona. Trajneri Ernest Valverde ka shfaqur interes për mesfushorin boshnjak, por kërkesat e bardhezinjve ishin të larta dhe ata hoqën dorë nga Pjanic, për t’u fokusuar te Rabiot. Francezi është gati për të kaluar te katalanasit, por problemi qëndron te drejtuesit e Paris SG, që nuk janë të gatshëm të bëjnë biznes me katalanasit, pasi kanë prishur raportet mes tyre që pas transferimit të Neymar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan