PSG paraqet ofertën e parë drejt Interit për Icardin

22 Maj 2020

Paris Saint-Germain ka nisur tashmë ofertën e parë në drejtim të Interit për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.

Reprezentuesi argjentinas e ka kaluar këtë sezon në huazim te PSG dhe ka bërë sa duhet për të bindur parisienët që të kërkojnë një marrëveshje të përhershme.

Sipas mediumit italian Sky Italia, kampionati aktual francez ka paraqitur tashmë një ofertë të parë drejt Interit për argjentinasit.

Lexo po ashtu: Chiellini: Icardi ndër kundërshtarët më të mëdhenj që jam përballur, vetëm imagjinoni një partneritet të tij me Lukakun dhe Lautaron

PSG thuhet se ka ofruar 50 milionë euro dhe një bonus prej 10 milionë eurosh që lidhet me performancat, golat dhe trofetë.

Marrëveshja e Icardit ka një mundësi të përhershme në vlerë prej 70 milionë euro, e cila skadon më 31 maj. Sidoqoftë, PSG dëshiron të ri-negociojë kushtet.

Oferta e tyre e re u paraqit në 24 orët e fundit dhe tani po konsiderohet nga pronarët e Interit, Suning Group. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com