Paris Saint-Germaini është duke planifikuar ristrukturimin pas finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Kampioni francez shkroi historinë duke arritur në finalen e parë të garës së madhe evropiane, ku pësoi humbje minimale prej 1-0.
Dhe pas kësaj humbjeje, bordi i klubit është duke menduar të bëjë ndryshime, ndërsa mund të fillojë që nga ndërrimi i trajnerit Thomas Tuchel.
(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
Siç transmeton AS, strategu gjerman, i cili nuk e ka mbështetjen e gjithë bordit, ka marrë kritika për inkuadrimin e Choupo-Moting në pjesën e dytë të finales në vend të Mauro Icardit.
Lexo po ashtu: Tuchel thyen heshtjen pĂ«r Messin dhe e mirĂ«pret nĂ« Paris: Kush do tâi thoshte jo Messit? Do tĂ« ulemi tĂ« bisedojmĂ« pĂ«r transferime
Intervenimet jo të duhura dhe mungesa e aftësisë për të reaguar në momentet vendimtare, i kanë rritur dyshimet e klubit lidhur me trajnerin, për të cilin pritet të merret një vendim në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com