PSG po e mendon transferimin e James Milnerit

27 Maj 2019

Paris Saint-Germaini është duke tentuar që ta transferojë James Milnerin nga Liverpooli në afatin kalimtar të kësaj vere.

Le Parisien raporton se mesfushori veteran është duke u lidhur me një kalim në Francë, pasi kontrata e tij ka hyr në muajt e fundit në Anfield.

Milner do të luajë në finale të Ligës së kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit më 1 qershor në Madrid, andaj eksploruesit të lojtarëve të PSG-së do të jenë të pranishëm.

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo ndeshje mund të jetë e fundit për mesfushorin anglez në fanellën e Liverpoolit edhe Jurgen Klopp është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re.

Lexo po ashtu: Salah bën shaka me Milner: A i ke planifikuar pushimet?

PSG do ta shikojë nga afër lojën e Milner në finalen e Ligës së Kampionëve, ku më pas mund ta takojë atë për një transferim të mundshëm në Parkun e Princave. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan