PSG po përgatit kontratë të re për Neymarin, braziliani do të ketë rritje të pagës

22 Shkurt 2020

Neymar mund të vazhdoj edhe për disa si futbollist i kampionëve të Francës, Paris Saint Germain.

Sulmuesi brazilian iu bashkua parisienëve në verën e vitit 2017 nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë euro.

Kontrata aktuale e brazilianit me parisienët skadon në verën e vitit 2022, por PSG është gati ta blindojë yllin e tyre.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG është duke përgatitur një kontratë të re Neymarit deri në vitin 2025.

Neymar. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Me kontratën e re, Neymar do të ketë edhe rritje të pagës nga ajo që fiton momentalisht.

Aktualisht braziliani ka një pagë javore prej 700 mijë eurove, ndërsa në vit ai fiton 36,8 milionë.

Besohet se parisienët do ta bëjnë pagën javore të yllit të tyre 900 mijë euro.

Ndërkohë 28-vjeçari pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë me 43 milionë pagë vjetore.

Kësisoj Neymar do ta kalonte edhe shokun e tij Lionel Messi i cili fiton 40 milionë euro në vit te Barcelona. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan