PSG rinis përgatitjet sezonale me dy mungesa të rëndësishme

PSG rinis përgatitjet sezonale me dy mungesa të rëndësishme

Te PSG rifilluan stërvitjen të mërkurën, por pa dy prej lojtarëve me origjinë nga Amerika e Jugut, argjentinasin Javier Pastore dhe uruguaianin Edinson Cavani.

Stërvitja ka nisur pikërisht katër ditë para ndeshjes në transfertë kundër Rennes për Kupën e Francës.

Në janar të vitit 2015, dy amerikano-jugorët e PSG-së, argjentinasi Ezequiel Lavezzi dhe i njëjti, Edinson Cavani, humbën grumbullimin dhe u sanksionuan financiarisht nga klubi. /EDS/